Home Shkarko Broshurën
English Italiano
 
PROFILI FUSHAT E PRAKTIKES SEKTORET PUBLIKIME KONTAKT
 
 
 
 
Profili
Profili i zyrës
 
Profili i zyrës

Gjika and Associates është një Zyrë Ligjore dinamike dhe e orientuar drejt biznesit. Kjo zyrë u themelua në vitin 2013 si një bashkim i një grupi avokatësh me aftësi të larta profesionale, me eksperiencë të gjerë si në arenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare.

Avokatët tanë duke zotëruar kombinimin e duhur të aftësive, eksperiencës, dhe duke patur një vizionit ndërkombëtar, janë në gjendje të ndihmojnë klientët të arrijnë qëllimet e tyre.

Ne identifikojmë dhe administrojmë rreziqe të rëndësishme të natyrës tregtare dhe ligjore, dhe nëpërmjet ligjit, i japim zgjidhje të kujdesshme çështjeve të biznesit apo atyre ligjore. Avokatët e Zyrës janë në gjendje të kuptojnë ndryshimet delikate dhe qasjet lokale, ligjet dhe zakonet, dhe në këtë mënyrë, duke patur një qasje të integruar mund të lehtësojnë/shmangin pengesat që klientët mund të hasin gjatë transaksioneve të ndryshme.

Ne këshillojmë klientët tanë në lidhje me të gjitha aspektet e transaksioneve vendase apo atyre ndërkombëtare, duke përfshire blerjen dhe shitjen, qeverisjen e shoqërive, bashkimet dhe ri-organizimet e shoqërive, tregjet e kapitalit, ndërmarrjet e përbashkëta (joint ventures), bashkimet e shoqërive publike dhe private si dhe aleancat strategjike, çështjet gjyqësore para gjykatave të arbitrazhit, gjykatave të të gjitha shkallëve, si dhe para Gjykates Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Qëllimi ynë është që duke kuptuar nevojat dhe biznesin e klientëve tanë, të plotësojmë qëllimet e tyre, duke u ofruar shërbime të nivelit të lartë profesional, në kohë, cilësi dhe në përputhje me standartet e kohës. Avokatët tanë fokusohen në gjetjen e zgjidhjeve për klientët, duke kombinuar aftesitë profesionale me qasjen drejt biznesit.

Ne kemi angazhim maksimal në punën tonë dhe aktivisht kërkojmë mënyra për të ofruar rezultate sa më të mira për klientët tanë, e kështu edhe për Zyrën tonë. Ne veprojmë si një ekip i integruar, duke punuar së bashku në një atmosferë të respektit reciprok dhe kolegjialiteti.

 
IFLR1000
IFLR1000
IFLR1000
 
   
Ambassador 3 Building, Dervish Hima Street, 20-th floor, Office No. 159, Tirana, Albania / T +355 4 2400900
Konfidencialiteti    Kushtet e Përdorimit      Copyright © 2013 by Gjika & Associates. All Rights Reserved.  
FOLLOW US ON  
 
Created by IMPULS