Home Shkarko Broshurën
English Italiano
 
PROFILI FUSHAT E PRAKTIKES SEKTORET PUBLIKIME KONTAKT
 
 
 
 
Fushat e Praktikes
Kontratat Tregtare & Tregtia
Shoqëri Tregtare, Bashkim & Përthithje
Ndërtimi
Mbrojtja e Konsumatorëve
Konkurrenca
Marrëdheniet e Punës
Mjedisi
Pronësia Industriale & Intelektuale
Prokurimet Publike & PPP-të
Pasuaria e Paluajtshme
Çështje Gjyqësore
Taksat dhe Tatimet
 
Kontratat Tregtare & Tregtia

Ekipi ynë i përkushtuar ndërton dhe përfundon marrëveshje tregtare, duke filluar nga sipërmarrje të përbashkëta komplekse e deri në kontratat e shitjes dhe rrjetet e shpërndarjes, si dhe zgjidh çështjet tregtare duke vënë në balancë rregullat dhe rregulloret e zbatueshme, rreziqet dhe të ardhurat. Biznesi juaj është fokusi ynë. Ne mësojmë dhe kuptojmë cili është biznesi juaj, si funksionon ai, si dhe marrdhëniet me klientët, furnitoret dhe partnerët tuaj, e më pas ju ndihmojmë të arrini qëllimet tuaja.

Ne ofrojmë këshillime praktike dhe profesionale për çështje që kanë të bëjnë me kontratat, duke hartuar dhe negociuar të gjitha llojet e marrëveshjeve, të cilat mbulojnë transaksione kombëtare dhe ndërkombëtare. Kontratat ndërkombëtare të hartuara dhe negociuara në emër të klienteve tanë përfshijnë kontrata bashkëpunimi, kontrata për funizimin e mallrave dhe shërbimeve, kontrata shpërndarje, kontrata agjensie, kontrata franchising, si dhe kushte standarte të ushtrimit të biznesit.

Zyra ofron këshillim ligjor dhe përfaqësim për çështje që kanë të bëjnë me tregtinë ndërkombëtare, zgjidhjen e konflikteve, procedurat e dëmshpërblimeve dhe analizat teknike të zhvillimit në arenën ndërkombëtare të tregtisë. Ne këshillojmë klientët në lidhje me taksat doganore, importin dhe eksportin, politikat antidumping dhe çështje të tjera në lidhje me tregtinë në një perspektive ndërkombëtare. Klientela jonë përfshin prodhues, shpërndarës, eksportues, importues dhe përdorues përfundimtarë.

Ne jemi në dijeni që sfida juaj është të krijoni të ardhura dhe të keni një biznes efiçent duke minimizuar rreziqet. Misioni ynë është t’ju ndihmojmë të arrini qëllimin tuaj.

 
IFLR1000
IFLR1000
IFLR1000
 
   
Ambassador 3 Building, Dervish Hima Street, 20-th floor, Office No. 159, Tirana, Albania / T +355 4 2400900
Konfidencialiteti    Kushtet e Përdorimit      Copyright © 2013 by Gjika & Associates. All Rights Reserved.  
FOLLOW US ON  
 
Created by IMPULS