Të Dhënat Personale Disa seksione të faqes sonë në internet ju japin mundësinë të kërkoni botime dhe informacione mbi çështje ligjore, duke ju ftuar të na kontaktoni apo të na dërgoni kërkesa dhe komente. Në rast se ju do të veproni në këtë mënyrë, atëherë, normalisht, emaili dhe të dhëna të tjera tuaja të dërguara do të ruhen në bazën e të dhënave.
Ne nuk do të transferojmë të dhënat tuaja personale te persona të tretë pa miratimin tuaj paraprak, me përjashtim të rasteve kur kjo kërkohet dhe lejohet nga legjislacioni i zbatueshëm. Adresa elektronike dhe të dhënat e tjera personale të dërguara nëpërmjet faqes sonë do të përdoren vetëm për qëllimin për të cilin janë dërguar, ose siç mund të përcaktohet në seksionin përkatës në faqen tonë. Në disa raste të dhënat e dërguara dhe të regjistruara në bazën e të dhënave mund të përdoren për analiza statistikore.
Cookies Në mënyrë që ju të përdorni internetin në mënyrë efikase, dhe për të siguruar që çdo informacion që keni dhënë të ruhet në kujtesë, ne përdorim "session cookies" në këtë faqe. Për shembull, këto cookies ju lejojnë për të përfunduar më shumë se një formular në këtë faqe pa ri-derguar të dhënat tuaja dhe për të ndryshuar të dhënat tuaja personale me lehtësi. Ato mbeten në dosjen cookies në browser-in tuaj gjatë seancës, por fshihen kur ju mbyllni browser-in tuaj.
Përdorimi i cookies në këtë faqe na mundëson të ofrojmë një shërbim më të mirë, por në qoftë se ju dëshironi të çaktivizoni cookies, ju lutem vizitoni kete faqe dhe ndiqni udhëzimet për browser-in tuaj.
Adresa numerike e kompjuterit (IP) Kur ju vizitoni faqen tonë të internetit serveri ynë do të regjistrojë adresën numerike te kopjuterit tuaj së bashku me datën, kohën dhe kohëzgjatjen e vizitës tuaj. Një adresë IP është një numër i caktuar, i ngjashëm me një numër telefonit, e cila lejon kompjuterin tuaj për të komunikuar në internet. Kjo na mundëson që të identifikojmë ata që e kanë vizituar faqen tonë në internet. Ky informacion do të përdoret nga ne për qëllime statistikore mbi përdorimin e faqes sonë në internet për të identifikuar se si përdoruesit përdorin faqen tonë në mënyrë që të vlerësojme dhe të përmirësojme faqen tonë në internet.
Ndryshimi i Politikës së Konfidencialitetit Gjika & Associates, rezervon të drejtën të ndryshojë këtë Politike Konfidencialiteti në çdo kohë, duke publikuar në faqen e internetit versionin e ndryshuar. |