Industria e energjisë dhe e burimeve natyrore është një nga sektoret indutrialë më të rëndësishëm dhe vazhdimisht në ndryshim.
Avokatët tanë kanë eksperiencë të vyer në të gjitha segmentet e industrisë, duke përfshirë prodhimin e energjisë, energjinë e rinovueshme, nxjerrjen dhe përpunimin e naftës dhe të gazit. Ne kemi një qasje tregtare të theskuar kur këshillojmë klientët tanë për vendime strategjike, iniciativa për politika, transaksione tregtare, financimin dhe zhvillimin e projekteve, përputhshmërinë me rregullat e zbatueshme, çështjet në lidhje me taksat, kreditë tregtare, dhe mosmarrëveshjet. Ne krenohemi me cilësinë e punës sonë në grup, duke u bazuar në njohuritë tona të plota dhe të gjera si në aspektin ligjor ashtu edhe në aspektin tregtar të industrisë të energjisë dhe shërbimeve të nevojshme.
Ndër klientët tanë renditen prodhues të energjisë elektrike, investitorë dhe prodhues të energjive alternative, shoqëri private dhe shtetërore që operojnë në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë, gazit, ujit dhe shërbimeve të telekomunikacionit, shoqëritë e reja në fushën e kursimit të energjisë (smart energy); shoqëritë e prodhimit, ruajtjes dhe transmetimit të gazit natyror dhe naftës, huadhënës, zhvillues dhe kontraktorë. |