Home Shkarko Broshurën
English Italiano
 
PROFILI FUSHAT E PRAKTIKES SEKTORET PUBLIKIME KONTAKT
 
 
 
 
Gjika & Associates
Konfidencialiteti
Kushtet e Përdorimit
 
Kushtet e Përdorimit

Përgjegjësia
Informacioni i publikuar në këtë faqe ka karakter informues dhe udhëzues dhe në asnjë rast nuk duhet të konsiderohet si një opinion apo këshillim ligjor në lidhje me një çështje specifike. Ky material është hartuar nga Gjika & Associates dhe ka për qëllim të japë një informacion të shkurtër përmbledhës për tematika në fushën ligjore në momentin e botimit. Materiali i botuar në këtë faqe nuk përbën opinion ligjor dhe, nëse ju keni nevojë për një keshillë ligjore mbi një çështje të caktuar, ju lutemi na kontaktoni posaçërisht.

Lidhjet me faqe të tjera interneti, të përfshira në faqen tonë, nuk janë nën kontrollin e Gjika & Associates, si rrjedhim kjo e fundit nuk është përgjegjëse për përmbajtjen e këtyre faqeve, apo ndryshimet në to. Qëllimi i botimit të këtyre lidhjeve është për lehtësi përdorimi. Në asnjë rast, publikimi i këtyre lidhjeve me faqe të tjera nuk do të nënkuptojë se Gjika & Associates është dakort me përmbajtjen e tyre apo përkrah organizatën apo shoqërinë me faqen e internetit të së cilës është bëre lidhja.

E drejta e autorit
Përmbajtja e kësaj faqe mbrohet nga legjislacioni për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të. Gjika & Associates u lejon përdoruesve të kësaj faqe, të kopjojnë materialin e botuar në këtë faqe për qëllim përdorimi vetjak dhe jo për botime të mëtejshme. Përmbajtja e faqes mund të shtypet në letër dhe të shpërndahet me kusht që të bëhet i njohur burimi dhe të jetë e njejtë me origjinalin. (kushtet e mësipërme nuk zbatohen për përmbatjen e faqeve të tjera me të cilat është bërë lidhje në faqen tonë). Çdo përdorues mund të botojë lidhjen me faqen tonë, me kusht që emri Gjika & Associates të jetë i dukshëm.

Gjithësesi, në çdo rast, Gjika & Associates gëzon të drejtën të ndryshojë kushtet e mësipërme për përdorues të veçantë.

 
IFLR1000
IFLR1000
IFLR1000
 
   
Ambassador 3 Building, Dervish Hima Street, 20-th floor, Office No. 159, Tirana, Albania / T +355 4 2400900
Konfidencialiteti    Kushtet e Përdorimit      Copyright © 2013 by Gjika & Associates. All Rights Reserved.  
FOLLOW US ON  
 
Created by IMPULS