Ekipi ynë i përkushtuar ndërton dhe përfundon marrëveshje tregtare, duke filluar nga sipërmarrje të përbashkëta komplekse e deri në kontratat e shitjes dhe rrjetet e shpërndarjes, si dhe zgjidh çështjet tregtare duke vënë në balancë rregullat dhe rregulloret e zbatueshme, rreziqet dhe të ardhurat. Biznesi juaj është fokusi ynë. Ne mësojmë dhe kuptojmë cili është biznesi juaj, si funksionon ai, si dhe marrdhëniet me klientët, furnitoret dhe partnerët tuaj, e më pas ju ndihmojmë të arrini qëllimet tuaja.
Ne ofrojmë këshillime praktike dhe profesionale për çështje që kanë të bëjnë me kontratat, duke hartuar dhe negociuar të gjitha llojet e marrëveshjeve, të cilat mbulojnë transaksione kombëtare dhe ndërkombëtare. Kontratat ndërkombëtare të hartuara dhe negociuara në emër të klienteve tanë përfshijnë kontrata bashkëpunimi, kontrata për funizimin e mallrave dhe shërbimeve, kontrata shpërndarje, kontrata agjensie, kontrata franchising, si dhe kushte standarte të ushtrimit të biznesit.
Zyra ofron këshillim ligjor dhe përfaqësim për çështje që kanë të bëjnë me tregtinë ndërkombëtare, zgjidhjen e konflikteve, procedurat e dëmshpërblimeve dhe analizat teknike të zhvillimit në arenën ndërkombëtare të tregtisë. Ne këshillojmë klientët në lidhje me taksat doganore, importin dhe eksportin, politikat antidumping dhe çështje të tjera në lidhje me tregtinë në një perspektive ndërkombëtare. Klientela jonë përfshin prodhues, shpërndarës, eksportues, importues dhe përdorues përfundimtarë.
Ne jemi në dijeni që sfida juaj është të krijoni të ardhura dhe të keni një biznes efiçent duke minimizuar rreziqet. Misioni ynë është t’ju ndihmojmë të arrini qëllimin tuaj. |